Ka përfunduar Konferenca Gjyqësore për konstituimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Në votimin ku morën pjesë 360 gjyqtarë nga të gjitha gjykatat e vendit, nga 9 kandidatë, 6 prej tyre u zgjodhën anëtarët e rinj të KLGJ-së.
Fitues janë: Marcela Shehu, Brikena Ukperaj, Medi Bici, të cilët fituan automatikisht, ndërsa Dritan Hallunaj fitoi me 215 vota, Brunilda Kadi me 135 dhe Ilir Toska 200 vota.
Para votimit, u mësua se gjyqtarja Alma Brati u tërhoq nga gara. Kërkesa është depozituar një ditë më parë dhe Brati ka deklaruar se nuk do që të jetë pjesë e zgjedhjeve për anëtare të KLGJ.
Emrat që u votuan për KLGJ janë:
Medi Bici – Gjykata e Lartë
Ilir Toska – Gjykata e Apelit Tiranë
Nertina Kosova – Gjykata e Apelit të Krimeve
Alma Brati – Gjykata e Tiranës (E tërhequr)
Astrit Faqolli – Gjykata e Tiranës
Brunilda Kadi – Gjykata e Tiranës
Dritan Hallunaj – Gjykata e Krimeve të Rënda
Manjola Xhaxho – Gjykata e Krimeve të Rënda
Marcela Shehu – Gjykata e Tiranës
Brikena Ukperaj – Gjykata e Apelit të Vlorës
Një ditë më parë Konferenca e Prokurorisë zgjodhi 6 anëtarët prokurorë për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Me ngritjen e këtyre dy institucioneve Reforma në Drejtësi shkon drejt një momenti vendimtar për drejtësi të pavarur dhe profesionale me qëllim rritjen e besimit të gjyqësorit te qytetarët. /Burimi:Shqiptarja/