Ishte zgjue Shkodra mbarë me një mendim 46 vjeçar në kokë: “Deri kur surrati i këtij tirani të pashoq perballë Prefekturës sonë?!”… Vlonin rrugët e Shkodres, vlonin rrethinat, vlonin urat lidhse të qytetit… Rinia ishte zgjue nga gjumi gjysëshekullor… Pushkët dhe kazmat i kishte kraheqafë Ramiz Alia!
Doli nga Instituti Pedagogjik i Shkodres një djalë me një suazë të madhe në dorë, dhe mbas tij disa studentë… Sa mërrijti tek shkallat e hymjes kryesore, veç kur i dha krah asaj korrnizë, e shkoj tek trotuari copa e grima xhami bashkë me surratin e Enver Hoxhës!
Mendova me vete: “Sot i erdhi fundi edhe këtij qen e bir qeni!”…
Eca nga Dugajt’ e Reja, ku takova një grup djelmësh të rij, që shpejtonin hapin…
Nga të katër anët Pjaca Fusha e Çelës, po vershohej nga njerzit që shpejtonin me shkue tek Prefektura e Shkodres. Ferdinand Temali në ecje më tha këto fjalë: “Po shkojmë me rrëzue bustin e diktatorit, mirë u pafshim!..”
Të gjithë ishin aq të gëzuem, sa ndoshta, u dukej, se po shkojnë në darsem… U bashkuen tek Banka e Shtetit me një grup tjeter që me Flamurin e Shqipnisë “pa yll”, thërrisnin: “Liri Demokraci!”, “E duem Shqipninë si gjithë Europa!”, “Enver Hitler!” ishte shperthimi i fundit që pritej me brohoritje nga turmat e Popullit të Shkodres…
Rinia Shkodrane po realizonte andrren e sa e sa viktimave të Gjenocidit të tiranit Enver, e nder të fundit ishin Djelmët e Vajzat që pak ditë perpara kishin la me Gjakun e Tyne Rinor, piramidat kufitare të Shqipnisë cungueme nga “Europa plakë”, që i pat thurë një vjerrshë edhe Poeti Kombtar At Gjergj Fishta, që as Ai nuk “zehët me gojë”!!
U hap fjala e mori dheun… Në Shkoder Rinia rrëzoi bustin e diktatorit Enver Hoxha!
Ka “disa shqiptarë” që, “as sot nuk e dijnë, se Ai… që e zhguli e pshurri!”
Një Shkoder Loce, uroj me zemer: “Enver Hoxha e pastë thye qafen, e kurrma mos ia pashim surratin, e i daltë fara e tij kudo në Trojet Shqiptare të Gjergj Kastriotit!”. /Nga Fritz RADOVANI/