Një fëmijë është mbytur në plazhin e Portonovës në Zvërnec. Dyshohet se është mbytur edhe e ëma, ndërsa nuk dihet ende identiteti i tyre, dhe detaje të tjera nga ngjarja.
Arrin kështu në katër numri i të mbyturve në plazhin e Portanovës në Zvërnec, ku vetëm një muaj më parë u mbytën tre persona, dy kushërira dhe një djalë nga Tetova i cili u përpoq të ndihmonte vajzat. /shqiptarja.com/