Drejtoria Vendore e Policise Vlore njofton: Në sallën Operative të Policisë ka ardhur një telefonatë se në vendin e quajtur “Portanovë”, se tre shtetas të cilët ishin brenda në det kërkonin ndihmë. Më ndihmën e pushueseve të rastit dhe të Policisë është bërë e mundur nxjerrja e tre shtetaseve nga deti, konkretisht shtetasja V.H., banuese në Kërkovë, së bashku me 2 vajzat e saj, ku njëra nga vajzat, shtetësja A.H., 10 vjeçe ka ndëruar jetë, ndërsa vajzës tjetër i është dhëna ndihma e parë mjeksore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shtetësja V.H, është transportuar për të marrë ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Vlorë. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ShkodraWeb/