Po bëhen dy orë nga koha kur dy peshkatarë kanë gjetur një grua në ujin e lumit Buna, në zonën e Darragjatit në Dajç të Shkodrës. Deri në këto momente, nuk ka akoma asnjë informacion zyrtar mbi identitetin e gruas e cila shihet në foto. Ndërkohë, ShkodraWeb ka provuar të komunikojë me Policinë e Shkodrës, por deri në këto momente nuk ka asnjë informacion mbi ngjarjen.
Deri tani dihet vetëm se dy peshkatarë që lundronin me varkën e tyre, e kanë gjetur gruan në mes të ujit. E kanë ndihmuar të hipë në varkë dhe menjëherë kanë njoftuar autoritetet e NJA Dajç, të cilët nga ana e tyre, kanë njoftuar punëtorin e policisë së zonës. Personat që e kanë gjetur, nuk kanë mundur ta identifikojnë. Gruaja, në gjendje të rënduar për shkak të temperaturave të ulëta, është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës me një ambulancë që ka mbërritur në vendngjarje.
Personat që mund ta njohin, janë të lutur të japin informacione për gruan qofët në polici, ashtu edhe në spital ku po merr ndihmën e nevojshme.