Një aksident ka ndodhur në orët e pasdites në Lezhë, pranë kryqëzimit të Shënkollit e Tales. Dy automjete të tipit Fiat Punto dhe Opel janë përplasur kokë më kokë. Drejtuesit e makinave, respektivisht shtetasi me inicialet G.B 37 vjeç dhe drejtuesi i Opelit, E.V, 36 vjeç, kanë mbetur të plagosur. Në makinën e 37 vjeçarit udhëtonte dhe një fëmijë i mitur i cili ka mbetur i plagosur. Të tre të aksidentuarit ndodhen në spitalin e Lezhës dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën./gazetaexpress/