Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra Kryetarin e Kushtetueses, Bashkim Dedja. Gjykata më e rëndësishme në vend mbetet kështu pa “kokë”. Ajo futet në kolaps të plotë, pas largimit përmes vettingut edhe të disa gjyqtarëve të tjerë. Pas këtij vendimi, Dedja është përfundimisht jashtë sistemit gjyqësor në vend.