Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur bulevardin para kryeministrisë, ndërsa kjo e fundit është blinduar nga forca të shumta policore. Protesta ishte paralajmëruar më herët nga studentët të cilët bënë thirrje për bashkim të qytetarëve duke e kthyer në një protestë kombëtare.
Ndërkohë nga rrethet janë nisur edhe grupe studentësh të cilët priten të mbërrijnë dhe t’u bashkohen protestuesve në Tiranë. /Burimi:PanoramA/