Pas reagimit të parë të bërë ditën e sotme nga kryeministria Rama drejtuar studentëve për dialog, këta të fundit i janë përgjigjur me menjëherë. Një studente e cila ka marrë mikrofonin dhe ka folur, ndërsa të gjithë protestuesit qëndrojnë para kryeministrisë, i ka bërë thirrje Ramës që të dalë dhe të flasë me ta, sepse ata janë gati për dialog, por nuk i nxë kryeministria.
“Nese kerkesat tona nuk plotesohen, jemi te gatshem te shkojme deri ne greve urie”, eshte shprehur nje tjeter student.