Lajmi i djalit 9-vjeçar që ishte i infektuar me HIV që nga lindja ka bërë bujë sepse ai është i pari person në botë që ka mundur këtë virus. Kjo ka ndodhur sepse i vogli ka marrë mjekime të forta menjëherë pas diagnozës dhe prej tetë vitesh nuk ka pasur më shenja të virusit. Lajmi i gëzuar nuk i përket vetëm kësaj familje sepse nëse mjekët, pas kësaj dukurie, do të arrijnë të zbulojnë se si ka ndodhur mrekullia, do të ndikojnë edhe në zbulimin e vaksinës së parë që lufton virusin. Identiteti i fëmijës nuk është bërë i ditur, por BBC raporton se familja e tij ndihet më e lumtura në botë./joq/