“Bojkot absolut te mësimit”. Kjo është thirrja, me të cilën studentet kane njoftuar se edhe sot do te jene te gjithe bashke ne proteste masive para Kryeministrise, si nje marshim qe do te nise pas grumbullimit ne fakultetet perkatese, ashtu siç ndodh prej disa ditësh.
Studentët kanë njoftuar se do të mblidhen në 8.30 pranë fakulteteve e më pas do të marshojnë drejt ndërtesës së Kryeministrisë. Ata nënvizojnë se nuk heqin dore nga 8 pikat e kerkesave dhe se nuk pranojne asnje bisede apo dialog me kryeministrin Rama.
Po ashtu, sot ata kane edhe nje mesazh për dy liderët e tjerë, Basha dhe Kryemadhi, që mos t’i afrohen protestës së tyre.