Asnje hap pas nga kërkesat dhe plotësim i tyre pa dialog. Kjo është thirrja edhe sot nga studentët që vijojnë protestën e tyre, ndërsa kanë përsëritur apelin për bojkot total të mësimit nëpër fakultete.
Studentët kanë vendosur që edhe sot të vazhdojnë bojkotimin e mësimit, teksa kanë lajmëruar se do të mblidhen në orën 10:00 tek Korpusi Universitar.
Njoftimi
Aty ku nisi historia e arsimit Shqiptar. Aty per te vene me shpatulla pas murit te gjithe bashkefajtoret e ketij sistetemi Arsimor! Korpusi eshte godina e pare universitare e ngritur, pra perfaqeson UT nga e cila dolen te gjithe universitetet e tjera.
Aty duhet te jemi te gjithe me te bashkuar se kurre per te cuar zerin tone ne veshin e te gjithe FAJTOREVE!
SHPERNDAJE!