Policia ka arritur të zbardhë ngjarjen e rëndë, ku një shtetas 36- vjeçar humbi jetën në gjueti me shokët e tij. Thuajse ka qenë një skenar i ngjashëm me një film shqiptar të realizmit socialist. 4 persona kanë dalë për gjah, por vetëm tre janë kthyer “me këmbët e veta” nga gjuetia. I katërti ka ndërruar jetë në spital, pas dëmtimeve të marra nga njëri prej shokëve të gjuetisë. Duket se gjithçka është kopjuar fatkeqësisht nga filmi “Vrasje në gjueti”. Uniformat blu bëjnë me dije se kanë arritur të identifikojnë autorin e dyshuar të “incidentit në gjueti” që i mori jetën 36- vjeçarit Ardi Bodurri, baba i dy fëmijëve. Më poshtë, komunikata e Policisë së shtetit lidhur me ngjarjen e rëndë:
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: P.Z., 27 vjeç, banues në Mlizë, Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi:
Rreth orës 23.00, në fshatin Shelcan në një zonë të pyllëzuar është vrarë me armë gjahu shtetasi A. B., 36 vjeç.
Nga veprimet e para të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Elbasan dhe ata të Komisariatit të Policisë rezultoi se viktima së bashku me autorin dhe tre persona të tjerë kishin lidhje fisnore dhe krushqie me njëri-tjetrin. Me një mjet tip ‘Fuoristradë’ kanë dalë për gjueti dhe në momentin që ka gjuajtur gjahun, shtetasi P.Z aksidentalisht ka vrarë shtetasin A.B.
Viktima ishte specialist i Pyjeve në Agjencinë Rajonale të Zonave të Mbrojtura dhe mjeti ‘Fuoristradë’ është në pronësi të kësaj agjencie. Viktima ka patur dhe autorizim për vrasjen dhe marrjen e mostrave nga dhelpra e kuqe për shkak të sëmundjes së tërbimit, projekt i autorizuar nga Ministria e Bujqësisë.
Grupi hetimor ka sekuestruar dy armë gjahu dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Në Komisariatin e Policisë Elbasan janë shoqëruar dhe tre persona të tjerë, ku nga veprimet e kryera u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasit A.Z, 25 vjeç, banues në fshatin Shelsan Elbasan, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”,