Përfundon me lirimin e Rexhep Rrajës historia “rozë” mes Xhisiela Malokut dhe djalit të deputetit socialist të pandehur për përndjekie të të resë nga Fushë Kruja. Gjykata penale e Krujës ka dënuar me 1 vit heqje lirie Rexhep Rrajën por me kusht duke pezulluar dhe duke e kaluar atë në shërbim prove.
Prokuroria e Krujës kërkoi dënimin e Rrajës me 1 vit pas hekurave, ndërsa procesi u zhvilluar me gjykim të shkurtuar. Vetë Rraja gjatë masës së sigurisë ka deklaruar se arrestimi i tij ishte politik, ndërsa gjatë gjykimit ka qenë e pranishme dhe Xhisiela Maloku e cila ka mohaur denoncimet duke shprehur se gjithcka e bëri nga Xhelozia.
Historia e rozë e Xhisielës me Rexhepin përfshiu edhe politikën me akuza e kundërakuza ndërsa u përfshi dhe efektivi i policisë Emiliano Nuhu. Nuhu pasi u arratis duke braktisur dhe shërbimin akuzoi se për të mbyllur dosjen e Rexhepit pas denocnimeve të Xhisielës ai ishte kërcënuar me jetë.
Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator 2018 ndërsda prej atij momenti ai kërkoi dy herë lirinë në gjykatë cka u refuzua. Publikisht pas denocnimeve në komisariatin numër tre dhe atë të fushë krujës XHiseial Maloku në media ndryshoi qëndrim duke thënë se problemet me Rexhepin do ti zgjidhte vetë dhe gjithçka e ksihte bërë nga xhelozia se Rexhepi e kishte lënë për një vajzë tjetër.
Në hetimin e këtij rasti Prokuroria mori dhe raportin e mjekut ligjor ku rezultonte se Xhisiela Maloklu kishte dëmtime në trup çka faktonin dhunën e ushtruar, dhunë e konfirmuar edhe ng apërgjimet në ambientet e komisariatit të krujës. Me këtë vendim nga kjo e enjte Rexhep Rraja fiton lrinë me kusht për t’u paraqitur pranë shërbimit të provës dhe për të mos kryer tjetër vepër penale.