Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka miratuar buxhetin për vitin 2019. LSI ka bashkuar votat me PD-në dhe aleatët e saj në këtë këshill duke siguruar 32 vota ndërsa mjaftonin 26 nga 51 këshilltarë që ka në total Këshilli Bashkiak i Shkodrës. Votën kundër e kanë dhënë vetëm 6 këshilltarë të pranishëm në votim- 5 prej të cilëve nga PS dhe Fatlum Nurja i partisë FRD. Pas fjalës së kryebashkiakes Voltana Ademi, kanë diskutuar këshilltarët bashkiakë, të cilët përgjithësisht kanë shprehur vlerësime për buxhetin e paraqitur për votim.