Vlora është tronditur këtë mbrëmje dy herë brenda pak minutave. Dy ngjarje të rënda raportohen nga policia e Vlorës, e cila nuk jep akoma detaje për ngjarjet. Fillimisht, qetësia e natës është prishur në Orikum të Vlorës. Shkak ishte një shpërthim në një makinë të parkuar. Më pas, brenda në qytetin e Vlorës.
Sipas informacioneve të para, një shpërthim me tritol është shënuar pasditen e sotme në Orikum të Vlorës. Sipas të dhënave dhe informacioneve të para mësohet se lënda plasëse është vendosur në një automjet të parkuar. Nga ky shpërthim i fuqishëm, për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar ndërsa priten informacione të tjera nga policia.
Një tjetër shpërthim ka tronditur qytetin e Vlorës këtë mbrëmje, ku një shpërthim në një pallat ka vënë në panik të gjithë banorët. Ka qenë një bombol gazi shkak për këtë shpërthim, i cili ka ndodhur na katin e tretë të një pallati në e quajtur “Albano e Romina” dhe për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.
Më herët një tjetër shpërthim ndodhi në Orikum, ku një automjeti iu vendos një sasi lënde plasëse, tritol.