Zgjidhet kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ). Në krye të KLGJ do të jetë Naureda Llagami, kandidate e shoqërisë civile.
Llagami u zgjodh kryetare me dhjetë vota, ndërsa nënkryetar u zgjodh Maksim Coku, nga rradhët e akademikëve. Kujtojmë se ditën e djeshme u zgjodh edhe kryetari i KLP Gent Ibrahimi.
Ngritja e KLGJ dhe KLP i hap rrugë luftës ndaj korrupsionit. Këto dy organe do jenë ato që do të miratojnë anëtarët e Prokurorisë Speciale dhe Gjykatës së Posaçme. Me ngritjen e KLGJ dhe KLP i është hapur rruga dhe SPAK.