Detaje të reja janë bërë publike nga mediat italiane, lidhur me grupin e Habilajve. Është zbardhur dëshmia e një prej blerësve të “mallit” që vinte nga Shqipëria, Antonio Riela. Nga qelia, 47-vjeçari ka deklaruar para oficerëve se Moisi Habilaj mbrohej një person i rëndësishëm në vendin tonë.
Mediat italiane shkrujanë se “Antonio Riela, i lindur në Catania 47 vjet më parë, akuzohet se është një prej blerësve të “mallit”. Ai ka marrëdhënie të ngushta me trafikantin e drogës dhe shefin e dyshuar Moisi Habilaj, kushëririn e ish-ministrit të brendshëm shqiptar Saimir Tahiri. Riela përfundoi në burg në tetor 2017 dhe tani, pas disa muajsh, shfaqet përmbajtja e raportit të tij”.
Ndërkohë sa u takon pyetjeve që i janë bërë lidhur me akuzat për të, ai është shprehur se nuk dëshioron të flasë, ashtu si kundër nuk pranoi as të zbulonte emrin e pronarit të një depoje në Gravina di Catania, ku ai fshehu drogën.
“Historia e Riela zbulon detajet e udhëtimit të marihuanës nga deti ose mbulimi institucional që do të kishte përfituar ky grup”, shkruajnë mediat italiane.
“Moisi (Habilaj, ed), më siguroi duke më thënë se ai ishte i mbrojtur si një person i rëndësishëm në Shqipëri, ai i cili e ka lejuar që të eksportojë këto ngarkesa të mëdha të marihuanës,” ka thënë gjatë dëshmisë së tij Reila.
Më tej ai ka folur dhe për blerjen e bizhuterive nga ana e Moisiut që do të dërgoheshin në Shqipëri.
“Unë e shoqërova Moisin tek një tregtar që qëndron prapa gjykatës së Katania, me një kryq në një derë. Unë nuk hyra, por e di se bizhuteritë do të niseshin për në Shqipëri dhe për këtë u blenë. Ishte dhjetor i vitit 2013”, është shprehur ai.