Alarm per zhdukjen e një gruaje shqiptare. Mediat greke shkruajne se prej 17 dhjetorit te ketij viti, shqiptarja Aurora Mici ka humbur gjurmet pranë kufirit greko-shqiptar.
Sipas medias greke ajo ka humbur në zonën Krystallopigi në Florina. Në ditën kur u zhduk raportohet se gruaja mbante te veshur një xhaketë të zezë, xhinse, atlete të bardha. Ajo ka pasur me vete nje cante me ngjyre te zeze, nderkohe qe ka nje shenje djegie ne doren e djathte.
Pas denoncimit per zhdukjen e saj, policia greke ben apel per bashkepunim dhe ndihme per kedo qe ka informacion per shqiptaren, apo kushdo qe mudn ta kete pare apo mund ta shohe, te njoftoje ne linjen “Life Line”, e cila eshte ne funksionim 24 orë.