Policia e Shtetit zhvilloi një aktivitet festiv, me rastin e festave të fundvitit, me fëmijët dhe familjarët e punonjësve të Policisë të rënë në krye e për shkak të detyrës. Në aktivitet ishin të pranishëm Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, drejtues të lartë të PSH e përfaqësues nga donatorët.
Ministri Sandër Lleshaj vlerësoi veprën e dëshmorëve të Policisë, duke theksuar se Policia e Shtetit është e vetmja organizatë që është goditur më rëndë në kryerjen e detyrës. Ai premtoi mbështetje dhe vemendje, edhe në emër të Qeverisë për ta.
Drejtori Veliu u shpreh se fëmijët dhe familjarët e dëshmorëve të Polciisë janë pjesë e pandarë e familjes së madhe të Policisë së Shtetit dhe dera e Policisë do jetë përherë e hapur për ta.
Në përfundim të aktivitetit festiv, fëmijëve iu shpërndanë dhurata si dhe vlera monetare të grumbulluara nga donacionet e kampanive private e bankave te nivelit të dytë, por edhe nga vetë punonjësit e Policisë së Shtetit.