“Përjetë pas hekurave” bashkëshorti që ekzekutoi ish- gruan gjyqtare nga Shkodra.Prokuroria ka përfunduar hetimet për ngjarjen e rëndë që tronditi Tiranën pak kohë më parë, ku Fadil Kasemi vrau ekzekutoi gjyqtaren Fildez Hafizi. Pasi ka marrë në pyetje familjarë, por dhe policë që kanë qenë në vendngjarje, prokuroria ka dalë në përfundim që Kasemi duhet të qëndrojë përjetë pas hekurave.
Po ashtu mësohet se Prokuroria ka kërkuar që Fadil Kasemi të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë. Kujtojmë se gjyqtarja Fildez Hafizi u vra në vitin 2017 nga ish-bashkëshorti i saj. 39-vjeçarja u qëllua me 2 plumba pistolete brenda makinë së saj nga Fadil Kasemi.