Elbasani është tronditur mbrëmjen e sotme si pasojë e një ngjarje të rëndë, teksa tre persona humbën jetën. Ngjarja ndodhi në Bradashesh, ndërsa tre personat ishin duke udhëtuar me një mjet me targa italiane AG71WYP kur kanë rënë në pritën ku i prisnin kallashnikovët.
“BalkanWeb” raporton se dy nga personat që humbën jetën, janë Indrit Alibej 24 vjeç dhe Arben Dylgjeri 25 vjeç nga Elbasani, ndërsa një i tretë është një shtetas turk ende i paidentifikuar.
Dyshohet se ngjarja ka lidhet me larje hesapesh mes bandave, duke përfunduar me breshëri automatiku. /BalkanWeb/