Kapet nga policia e Fierit nje i ri qe akuzohet si autori i grabitjes se 10 milione lekeve ne nje banese. Policia ben me dije se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur me 08.09.2018 dhe ka ndaluar autorin e dyshuar shtetasin E.M, 21 vjeç, banues në Fier.
Njoftimi i Policisë
Policia zbardh një ngjarje të ndodhur në datën 08.09.2018, ndalon autorin e dyshuar të vjedhjes së 1 milion lekëve (të reja) në një banesë në Lalar, Patos.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, bën të mundur ndalimin e autorit të dyshuar të vjedhjes së banesës së shtetasit M.B.
U ndalua autori i dyshuar, shtetasi E.M, 21 vjeç, banues në Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134/3 i Kodit Penal.