Një person ka mbetur i lënduar në orët e para të datës 1 janar 2019. Lajmi bëhet i ditur nga Policia e Shtetit, e cila jep edhe detajet e ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa është zbuluar edhe identiteti personit të lënduar.
Informacion paraprak
Në datën 01.01.2019, rreth orës 05:40, në një lokal në lagjen “15 Tetori” Fier, ka ndodhur një konflikt ku dyshohet se me armë zjarri ka ngelur i dëmtuar lehtë në këmbë shtetasi J.S, 30 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.