Nje tjeter rast i rende eshte shenuar ne Pogradec, pasi humbën jetën pak dite me pare dy peshkatare. Diten e sotme dyshohet se një tjetër ka pësuar të njëtin fat. Nje 57 vjecar nga fshati Memelisht ka dale per te peshkuar dhe ka humbur kontaktet me familjen, ndersa keta te fundit te alarmuar pasi varka e tij eshte pare ne liqen bosh, dyshojne se mund te ketë humbur jetën.
Gezim Seitllari, nga fshati Memlisht, ka dale per te peshkuar mengjesin e dates 31 dhjetor. Pas disa oresh ka humbur kontaktet me familjaret, te cilet kane njoftuar policine. Sipas familjareve, policia ka filluar kerkimet per peshkatarin diten e djeshme, por pa rezultat.
Sot ne mengjes, varka e peshkatarit, qe rezulton i humbur, eshte gjetur ne thellesi te liqenit, ne Hudenisht,cfare ka shtuar dyshimet se peahkatari eshte mbytur. Ne kerkim te trupit jane vene peshkataret e zones, ndersa priten polumbaret e Reneas, per te nxjerre trupin e Seitllarit.