Duhet vepruar ne pershtatje me ligjet e brendshme te sistemit ku jeton o Edi, te kapitalizmit. Ato nuk mundesh arbitrarisht ti ndalosh se vepruari. Kumari do disiplinuar e jo ndaluar, sepse do nderroje formen e ekzistences dhe lufta juaj kthehet ne lufte me mullinjt e eres.
Do shkoj puna ne fshataririzim te kumarit fillimisht, te rivitalizimit te skedinave private, klluçit, zholit a pishpirikut kosovar, permbysit a pllakatorit tiranas. E pastaj vijojne onlinet per te cilat te genjejne e pastaj ti genjen vehten se mund ta ndalosh.
Qe te kuptohemi: Disiplinim nuk dmth ta kthesh kumarin ne privilegj te 5-yjshave qe te rrethojne. Ne Austri lejohet maksimalisht 70 € bast dhe relevantja shqiptare mund te ishte diku 5 a10 €. Keshtu ja bie ne maj te hundes bastexhinjve, i disiplinon dhe ndergjegjeson para se te shkunden xhepash e brinjesh.
Te çmendurve sigurisht qe s ka mjek qe ju bie ne te. Disiplinimi vlen dhe per kapsollat dhe prostitucionin, prostitucionin e te gjitha formave. /Nga Roland LUÇI/