Ka nisur mëngjesin e sotëm mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ku është hapur gara për krijimin e SPAK. Që në nisje, ka patur një shtyrje apo zgjatje të afatit për aplikim për këtë trupë nga ana e Këshillit. KLP ka vendosur që t’u lërë afat edhe një muaj prokurorëve në të gjithë vendin, për të aplikuar me qëllim bërjen pjesë SPAK.Pra, të gjithë prokurorët që plotësojnë kriterin me mbi 10 vite eksperiencë dhe nuk kanë pasur masë disiplinore në fuqi.
Në rendin e ditës kanë qenë edhe kërkesa e prokurorëve Besim Hajdarmataj dhe Olsi Çela për t’u kthyer në punë tek Krimet e Rënda, si dhe projektvendimi për kontrollin e figurës për prokurorët që do të bëhen pjesë e SPAK.