Aktori Jul Deda i ftuar në emisionin ‘360 Gradë’ u përfshi në debat me regjisorin dhe aktorin Laert Vasili. Tema që po diskutonin ishte ‘Ndrroi 7 ministra në 7 minuta, askujt nuk i plasi’.
Pjesë nga debati:
Vasili: Ne nuk jemi në fazën e Komunës së Parisit. Askush nuk është më për dhunë dhe as për gjë tjetër.
Deda: Më 21 janar 2011 ai ishte për dhunë, ti?
Vasili: Kam qenë në Athinë.
Deda: Po nuk fillon Shqipëria kur ke ardhur ti nga Athina. Historia e Shqipërisë ka filluar më përpara.
Vasili: Unë them që një protestë që nuk kërkon dialog, kalon në absolutizëm.
Deda: Në momentin që ke 8 pika, ti jepu besim atyre studentëve. Fito besimin dhe pastaj kërkon dialog. Ti e quan dialog faktin që ai del në universitete dhe merr njerëz nga FRESH. Ti je fans i tij. Nëse ty të shoh për çështjen e Teatrit Kombëtar duke diskutuar me Erion Veliaj dhe Edi Ramën ky nuk është dialog sepse ti je njeri i tyre.