Policia Rrugore bën apel për kujdes të shtuar nga ana e drejtuesve të mjeteve, të zbatojnë rregullat e qarkullimit e të mos “gënjehen” se do të shpëtojnë nëse bëjnë shkelje, edhe pse nuk shohin policin në rrugë.
“Në kuadër të përmirësimit të shërbimit për kontrollin e territorit dhe parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia Rrugore e Tiranës, ka vijuar monitorimet dhe patrullimet me përzgjedhje, sipas Planit të Veprimit, të hartuar enkas, për evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidentesh rrugore, por edhe shkak për trafik të rënduar apo pengesë për mjetet e transportit publik dhe mjetet e emergjencave civile e mjekësore”- njofton policia.
Ajo thekson se “nisur edhe nga kërkesat e shumta të qytetarëve të cilat i adresohen Policisë Rrugore në forma të ndryshme komunikimi, Rrugorët e kryeqytetit do vijojnë patrullimet dhe përdorimin e pajisjeve speciale në të gjitha rrugët dhe zonat e kryeqytetit për konstatimin dhe dokumentimin e shkeljeve edhe aty ku mungon ?♀?.”.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/1846745548770598/