Familja e një bariu në zonën e Pultit ka humbur kontaktet nga dita e djeshme. Bëhet fjalë për vendin e quajtur Komdanc afër Malit të Shoshit. Të bllokuar nga dëbora që arrin trashësinë nga 1 deri 1.5 metër, kanë mbetur edhe 200 krerë bagëti të imta dhe 20 bagëti të trasha. Largësia nga rruga e makinës është mbi 1 orë e gjysmë ndërsa raportohet se nuk ka fare energji elektrike. Për të shpëtuar këtë familje por edhe gjënë e gjallë, mund të ndërhyhet vetëm nga ajri. /ShkodraWeb/