Kanë marrë me vete djalin e një bisnesmeni dhe e kanë liruar disa kilometra nga vendngjarja. Më herët, i njëjti grup u kishte marrë me forcë rreth 10 mijë euro pjestarëve të tjerë të familjes. Ngjarja e rëndë raportohet nga policia, e cila jep edhe detajet e saj.
Tre persona të maskuar kanë grabitur mbrëmjen e sotme në banesën e një biznesmeni transporti në Shkozet të Durrësit. Nga të dhënat e para, dyshohet se vlera e grabitur është rreth 10 mijë euro.
Grabitësit, nën kërcënimin e armëve, mësohet se kanë lidhur personat e pranishëm në banesë dhe kanë marrë paratë. Para se të largoheshin, grabitësit kanë marrë edhe djalin e familjes, por e lanë të lirë disa kilometra më tutje.