Në harkun kohor të pak minutave, është verifikuar një tjetër ngjarje e rëndë. Pas ngjarjes në Durrës, jo shumë larg, është regjistruar një tjetër, ku e ka pësuar një kuksian. Mësohet se një automjet është grabitur nga persona të armatosur mbrëmjen e sotme në Thumanë të Fushë-Krujës. Sipas denoncimit të personit të dëmtuar, një qytetar nga Kukësi, dy persona të armatosur kanë përdorur forcën për ta nxjerrë nga makina tip “Benz” me targë “AA046TA”, dhe më pas janë larguar me automjetin e tij.
Pas kallëzimit, policia ka nisur hetimet për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes. Po sot në Durrës, u grabit banesa e një biznesmeni transporti. Për të dyja rastet, Policia e Durrësit nuk dha asnjë informacion zyrtar.