Theollori Sollaku, avokati i Klement Balilit ka deklaruar sot se vendimi i tij për t’u dorëzuar në polici erdhi pas përgatitjes së dosjes hetimore në gjyq, duke shmangur kohën e paraburgimit dhe duke i kursyer shtetit 50 mijë euro.
Deklarata e Theodhori Sollakut
Nga momenti i daljes së urdhrit të arrestit edhe pse nuk ka pasur asnjë provë trysnia ka qenë e madhe. Prokuroria 2 vjet më parë ka kërkuar prova nga autoritet e greke, tani që erdhi letër porosia me aktet proceduriale dhe hetimet janë drejt përfundimit Klement Balili vendosi të vetëdorëzohej, se c’do bënte, shteti do mbante policë për ta ruajtur në burg do paguante fjetjen, ushqimin, kostoja është 50 euro në ditë, pra 50 mijë euro, por nuk është kjo kryesore.
Balili nuk i është shmangur drejtësisë se në 2 vjet prokuroria nuk ka kryer asnjë veprim procedurial që të ishte e domosdoshme prania e tij. Ditët e fundit është negociuar mes policisë dhe familjarëve dhe sot është dorëzuar në Sarandë. Nuk ka kërkuar asnjë garanci.
Ne jemi në përfundim të fazës së hetimit do njihemi me aktet dhe këtu do të jemi në vazhdim. Në gjykimin në themel do të shohim si do veprojmë, provat për fat të keq janë të dyshimta, nuk ka asnjë bisedë të përgjuar, pretendohet se numri i telefonit grek i përket shtetasit Balili, ndërkohë që kushdo që blen nr telefoni identifikohet me pasaportë dhe kartë identiteti.