Rreth 20 studentë të fakultetit të Aleksandër Xhuvanit në Elbasan prej orës 16:00 janë ngujuar në ambientet kryesore të këtij fakulteti. Ata i janë bashkuar në këtë mënyrë protestës që po bëjnë edhe studentet e fakulteteve në Tiranë. Studentët kanë bërë të ditur se pritet që këtij ngujimi t’i bashkohen edhe studentët të tjerë në orët në vijim.