Prodhuesit e veshjeve dhe këpucëve për llogari të porositësit apo siç njihet bisnesi “fason” është në prag të falimentimit në Shkodër.
Ka qenë vetë Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve që ka dhënë alarmin, përmes një ftese- njoftim të shpërndarë edhe për mediat.
Në këtë komunikim, bisnesi “fason” e sheh situatën e rëmndë, duke kërkuar marrjen e masave imediate të përbashkëta me qeverinë për të ndaluar falimentimin e pritshëm të këtij sektori.
Pikërisht ky sektor privat mundëson numrin më të madh të të punësuarëve në rang vendi dhe falimentimi i paralajmëruar i tij, do të sillte humbjen e mijëra vendeve të punës.
Në ftesë- njoftimin për mediat evidentohet edhe gjendja tejet e skajshme ekonomike dhe financiare në të cilën ndodhen ndërmarrjet e sektorit të eksporteve të veshjeve dhe këpucëve. /ShkodraWeb/