Një argjendari ka rënë pre e maskave në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Lushnjës. Sipas të dhënave të para, raportohet se shuma e vjedhur kap vlerën e 10 milionë lekëve të reja. Mësohet se katër persona kanë marrë shumë e parave dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Policia menjëherë ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.