Policia e Shtetit ka vazhduar publikimin e emrave dhe të fotove (për ato të disponohen) të personave më të kërkuar për vepra të ndryshme penale. Sipas listës, janë 22 persona të identifikuar si me rrezikshmëri më të lartë. Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e tyre, ndërsa ka publikuar edhe ditëlindjen e vendbanimin e secilit.
“Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, apo të dërgojë imazhe e informacion në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, shkruan Policia.