Nis me shtyrje seanca e parë për Emiljano Shullazin dhe anëtarët e grupit të tij, në Gjykatën e Apelit. Shkak për shtyrjen e seancës u bë kërkesa e avokatit te të pandehurit Blerim Shullazi, Bledar Meminaj.
Meminaj kërkoi kohë të njihet me dosjen për shkak se më herët, në shkallë të parë avokat ka qenë Aldo Tabaku. Seanca e radhës do të zhvillohet më datë 4 Shkurt ora 09:30.
Një muaj më parë Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 55 vite burg Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqen, Endit Zelën si dhe Blerim Shullazin. 14 vite burg u dhanë për Emiljano Shullazin. Ata akuzohen për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobvënie dhe kanosje për shkak të detyrës. Këtë vendim ata e ankimuan në Apelin e Krimeve të Rënda.