Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka shqyrtuar vendimet e kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku lidhur me tranferimin e dy prokurorëve Besim Hajdarmataj dhe Olsian Çela.
Komisioni ka vlerësuar rastin e tyre dhe theksoi se asnjë prokuror nuk mund të trasferohet pa pëlqimin e tij.
Sipas KLP, nuk ka asnjë rrethanë për transferim pa pëlqim edhe në rastet kur vendi është lire me shumë se 3 muaj. Këshilli i zhvillimit të karrieres pranë KLP çmon që prokurorët duhet të qëndrojnë në prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Besim Hajdarmataj, u transferua me urdhër të Arta Markut në Pogradec ndërsa Olsjan Çela në Berat.