Operacioni “Forca e Ligjit” është rikthyer të gopasë sërish pas një ndërprerje relativisht të gjatë. Këtë herë, bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me Prokurorinë ka goditur në Lezhë. Mësohet se janë sekuestruar 5.2 milion euro dhe pasuri të paluajtshme, me burim të dyshimtë.
Sipas njoftimit zyrtare mësohet se, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, sekuestrohen rreth 5.2 mln euro llogari bankare dhe pasuri të paluajtshme të dy shtetasve, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale. Sekuestrot janë rezultat i punës hetimore të Policisë së Lezhës që ka referuar materialet procedurale mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, për përfitimin e tyre nga veprimtaria kriminale, me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.
Prokuroria ka filluar procedimin penal për veprën “Pastrim i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” në ngarkim të dy shtetasve, duke e finalizuar me sekuestro të vendosur nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë me vendim te datës 23 janar 2019.
Sekuestrot janë llogari bankare në vlerë totale rreth 5.2 milione Euro dhe 7 apartamente.