Gjyqtari fierak Roland Hysi, nuk do të dalë në liri. Vendimi është marrë nga Gjykata e Apelit, ku Hysi dhe spikologia Elona Meçani ankimuan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Gjyqtari Hysi u filmua nga një emision investigativ, ndërsa menjëherë u bë ndalimi i tij dhe më pas pezullimi nga detyra nga KLGJ.
Hysi u regjistrua teksa i kërkonte favore seksuale një nëne, për ti dhënë kujdestarinë e fëmijës së saj. “Apeli” ka çmuar se ai por edhe spikologia, duhet të qëndrojnë në qeli deri në përfundim të procesit gjyqësor.