Publikohet foto e Esat Canit, i dyshuar si autor i ngjarjes së rëndë në Zall Bastar tre ditë më parë. Ai dyshohet se i mori jetën të dashurit të motrës, Arben Gjecin. 34-vjeçari prej disa kohësh isht në një lidhje me E. Canin 20-vjeçe, e cila është motra e autorit. Historia e tyre u zbulua nga burri Dajet Kurti dhe vëllai i 20-vjeçares Esat Cani. Mbrëmjen e së enjtes, Arben Gjeci u takua me 20-vjeçaren në një kasolle pranë banesës së familjes Cani në Zall Bastar. Por vëllai i saj dhe burri e kanë ruajtur dhe i kanë gjetur të dy bashkë.
Në këtë moment ai ka marrë një hekur dhe ka qëlluar disa herë në kokë Arben Gjecin duke e lënë pa ndjenja dhe më pas e ka hedhur në rrugën e fshatit, ku u gjet nga kalimtarët e rastit dhe u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetonte nga plagët e shumta që kishte në kokë. Pavarësisht mohimit të ngjarjes, Esat Cani është prangosur, ndërsa së bashku me atë edhe kunati Dajet Kurti dhe 20-vjeçarja E.Cani që është shkaktarja e kësaj ngjarjeje. /Burimi:Shqiptarja.com/