Federata Shqiptare e Futbollit ka çuar në gjyq Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Institucioni i futbollit në vend është duke ndjekur rrugën ligjore për të përfituar atë që, sipas saj, i takon nga investimi për stadiumin e ri kombëtar: rimbursimin prej rreth 2 milionë eurosh të TVSH-së.
“Panorama Sport” ka mësuar ekskluzivisht se shoqëria “Kuq e Zi” ka hapur një çështje në gjykatën administrative ku pala e akuzuar është Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Bëhet fjalë për mosakordimin e një fondi prej rreth 2 milionë eurosh, e cila sipas palës akuzuese duhet t’i rikthehet TVSH-ja e investimeve të kryera për ndërtimin e stadiumit të ri në kryeqytet. Shoqëria “Kuq e Zi” përbëhet nga maxhoranca prej 75% që i përkasin Federatës Shqiptare të Futbollit dhe 25% përkojnë me aksionet që ka qeveria shqiptare.