Ndodh edhe kështu! Vihet në pranga në Shkodër autori i ngjarjes së ndodhur në Memaliaj, në 22 janar të këtij viti. Në prangat e policisë ka rënë 29-vjeçari nga Paskuqani, Ilirjan Korbi. Ai dyshohet si autor i vjedhjes ndaj Mustafa Mustafait, 70 vjeç dhe bashkëshortes së tij Thëllëze Mustafai, 67 vjeçe. Pasi ushtroi dhunë ndaj dy të moshuarve, ai grabiti edhe një shumë parash prej 50 mijë lekë të reja si dhe një aparat telefoni.
Mustafai ishte kambist dhe në momentin e ngjarjes ndodhej brenda dyqanit të tij. Ai dhe bashkëshortja u goditën me qytën e pistoletës nga Korbi dhe morën plagë të rënda në kokë. Të dy ata përfunduan në spitalin e Gjirokastrës “Omer Nishani” për mjekim.
Një javë nga kjo ngjarje policia ra në gjurmët e autorit i cili fshihej në Shkodër. Falë një operacioni të zhvilluar në kryeqendrën e veriut u bë e mundur arrestimi i Ilirjan Korbit, 29 vjeç banues Paskuqan, Tiranë. Ai ishte arratisur në drejtim të Shkodrës menjëherë pas ngjarjes për të humbur gjurmët.