Më datë 30.01.2019, rreth orës 20:15 në aksin rrugor Parrucë –Xhabije, një mjet me drejtues shtetasin A.S. banues Dobraç, ka aksidentuar shtetasin Kujtim Krosi, 48 vjeç, banues në Shkodër, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër ndërsa po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.