Ambasada e SHBA në Tiranë, në një postim në mediat sociale ka njoftuar të gjithë shqiptarët që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikanë që të shikojnë nëse janë përzgjedhur për të qenë fitues. Më tej ambasada shkruan se të gjithë aplikuesve do t’u kërkohet një listë e dokumenteve të tyre.
“Jeni i përzgjedhur i programit të Lotarisë DV2019? KCC do t’ju kërkojë t’i dërgoni me email një listë të dokumenteve tuaja. Për më tepër informacion, lutemi vizitoni ?https://dvselectee.state.gov #pyetanen”, shkruan ambasada.