Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Një person që lëvizte me biçikletë, ka mbetur i dëmtuar. Sipas informacioneve paraprake, ai është identifikuar si Fahri Qoshja, rreth 70 vjeç. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rënduar. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në lagjen “Bahçallëk”, ku një motoçikletë është përplasur me një biçikletë.
Drejtuesi i biçikletës ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë si pasojë e aksidentit. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit, ku po merr ndihmën mjekësore.