Studentë protestues të Universitetit të Shkodrës kanë mbyllur brenda administratën e institucionit. Edhe pse sot ishte paralajmëruar rifillimi i mësimit, nuk ka ndodhur kështu. Hyrja e rektoratit është bllokuar me karrike e tavolina, ndërsa përfaqësues të studentëve nuk kanë ngurruar të flasin para kamerave. Ata kanë thënë se mësimi nuk do të vazhdojë as nesër, duke paralajmëruar përshkallëzim të protestës së tyre. Më poshtë, intervista e njërës prej studenteve që protestojnë, dhënë për mediat e pranishme.