Pas skandalit me vjedhjen ne bazen e e municioneve të Pashalimanit, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka vendosur te beje nje varg shkarkimesh, per pergjegjesit e gjithe sa ndodhi.
Burime nga Ministrja e Mbrojtjes bejne me dije se sapo ka perfunduar hetimi administrativ per vjedhjen ne depon e municionit ne bazen detare te Pashalimanit.
Hetimi eshte drejtuar nga Shtabi i Pergjithshem i FA dhe ngarkon me pergjegjesi te gjithe linjen e drejtim komandimit ne Forcen Detare dhe Bazen e Pashalimanit.
Ne baze te hetimit, pergjegjesia per masat e sigurise ne bazen detare, i ngarkohet komandantit te Forces Detare, komandantit te bazes dhe te gjithe linjes se komandimit.
Pas hetimit, Xhacka me propozim te Shefit te Shtabit te Pergjithshme ka shkarkuar 15 ushtarake pergjegjes ne drejtim-komandimin dhe ceshtjet te sigurise dhe ruajtjes ne Forcen Detare dhe Bazen e Pashalimanit.
Nderkohe qe nisur rezultatet e hetimit administrativ, ministrja Xhaçka i ka propozuar Presidentit te Republikes, edhe shkarkimin e komandantit te Forces Detare, Gjeneralmajor, Ylber Dogjani.