Një nga drejtueset kryesore të Prokurorisë, ka kaluar sot vetting-un, të paktën në shkallën e parë të tij. Pas shtyrjes për dhënien e vendimit rreth një javë më parë si pasojë e një denoncimi që duhej verifikuar, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhene sot vendimin përfundimtar për drejtuesen e Prokurorisë, Donika Prela, duke e konfirmuar ate ne detyre.
“Pas nje denoncimi publik, trupi gjykues ka njoftuar shtyrjen e seances, duke konsideruar te nevojshem verifikimin e ketij denocnimi nese kishte elemente per rihapjen e hetimit. Verifikimet cuan ne perfundimin se deri me tani nuk ka indicie te nevojshme per te cuar ne rihapjen e hetimeve. Trupi gjykues pasi shqyrtoi dokumentacionin, zhvilloi nje procedure te thelle hetimi per tre kritere, degjoi subjektin e rivleresimit. Ne perfundim, vendosem konfirmimi ne detyre per Donika Prela”
Kujtojmë se një javë më parë, Komisioni e shtyu dhënien e vendimit për Prelën, duke njoftuar se për “shkaqe të arsyeshme”, vendimi do të jepej në një datë tjetër.
“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, për shkaqe të arsyeshme, seanca e shpalljes së vendimit për subjektin e rivlerësimit, znj.Donika Prela, me detyrë drejtuese e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, është shtyrë”, shkruhej në njoftim. Ndërkohë, pas seancës dëgjimore opozita ngriti akuza në lidhje me hetimin e kryer ndaj drejtueses së Krimeve, duke thënë se, edhe pse janë konstatuar probleme me pasurinë dhe një pjesë e tyre nuk kanë hetuar fare, Prela do të kalojë vetingun.
Referuar hetimit për Prelën, ka rezultuar se në dy kriteret e rivlerësimit, atë të pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale, prokurorja ishte e përshtatshme për të vazhduar detyrën. Problem, sipas relacionit të lexuar nga Pine, u bë paga e marrë në “të zezë” e bashkëshortit të prokurores, dy apartamente të blera me një çmim më të ulët se vlera e tregut, si dhe një hua e marrë nga një i afërm.
Vetë Donika Prela nuk kishte zgjedhur një mbrojtës ligjor, ndërsa para Komisionit ka dhënë shpjegimet e saj, në lidhje me dyshimet e ngritura nga KPK-ja, duke kërkuar në fund konfirmimin në detyrë.